Aktualitet

Durrës, stuhia shkatërron serat


               Publikuar në : 15:39 - 12/02/19 |
el ida

Pasditen e djeshme qyteti i Durrësit është goditur nga moti i keq me erë të fortë dhe det të trazuar, që shkaktoi dëme të shumta në sektorin e agrobiznesit.

Nga stuhitë e fuqishme u shkatërruan plotësisht një serë 30 hektarë në zonën e Shkozetit, duke fluturuar në një rreze prej 500 metrash tabaket e xhamit.

Për fat të mirë, punëtorët nuk ndodheshin në ambientet e brendshme në ato momente. Pronarët e serës shprehen se janë dëmtuar ekonomikisht, por i ngushëllon fakti që u shkaktuan vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

“Ishte ora 17:15 kur unë dola i fundit nga sera. U bëra kaq dhe nuk kam parë atë lloj tornadoje. Do të ishte katastrofike sikur të kishte ndodhur dy orë më parë, kur të gjithë ishin në punë. Dëmi është shumë i madh dhe ne nuk mund ta rindërtojmë dot. Shteti duhet të vejë dorë”, shprehet një tjetër. Nuk ka as komision nga bashkia, as nga njësia administrative, as nga qeveria. E ka dëmtuar çdo gjë. Ka marrë fund çdo gjë. Jemi me duart përpjetë”, thekson fermeri./E.M

 

 

Pas