Një sasi ilaçesh kontrabandë janë sekuestruar nga strukturat doganore në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
Në një njoftim zyrtar nga policia thuhet se gjatë kontrollit të një kamioni me targa TR1524S dhe ACR919, që drejtohej nga shtetasi me inicialet K.R., rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan.
“Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.
Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës./Opinion.al