Aktualitet

Durrës/Rama ironi PD-së:S’jemi të zotët të përmirësojmë cilësinë e diellit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 26/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme kantierin e ndërtimit të lagjes së re në zonën e Spitallës në qytetin e Durrësit. Kjo ështënjë zonë ku po ndërtohen apartamente të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit, Rama nuk I kurseu as ironitë për Partinë Demokratike, teksa ka sjellë në kujtesë një lapsus të hershëm të kreut të demokratëve në Durrës, Ferdinand Xhaferraj. ‘Ata nuk ishin të zotët që të përmirësonin cilësinë e diellit’, përsëriti kryeministri fjalët e dikurshme të Xhaferrajt.

Ndërkohë që sipas Ramës ajo që po ndërtohet do të jetë një lagje e bukur dhe shumë funksionale.

Këtu bëhet fjalë për ardhje në një lagje super del. Do të jetë lagja më e bukur e Durrësit, pasi gjithçka do të ndërtohet nga planet e së ardhmes, s’do të ketë asnjë nga bëzhdilat e së shkuarës, siç janë lagjet europiane.

Nga pikëpamja e arkitekturës, flet vetë projekti. Do të jenë hapësirat për parkime, Kopshti, çerdhet, qendrat shëndetësore, do të jetë një nga lagjet rezidenciale, që janë jo në qendër të qytetit. Me stadiumin e ri, me Ekoparkun, është një botë e re që lind në këto themele këtu dhe që do të zhvillohet. Brenda këtij viti ky projekt do të jetë realitet. Ata që do të marrin apartamentet e tyre, do t’i paguhet qiraja.

Ishte e paimagjinueshëm që në mes të Europës, në buzë të Mesdheut të ishte një vatër kancerogjene. Sot, ndotja është zero dhe nga kjo plagë e madhe ne ndërtojnë një zemër të madhe të gjelbër të qytetit. Kjo është një super zonë, do ketë vend për lojëra, do ketë vend për lëvizje, që e bën këtë një spektakël të mirëfilltë. Do të fillojë investimi për 110 megavat të tjera energji diellore. Po ashtu kemi lagjen e re të rindërtimit ku ka filluar puna për infrastrukturën, do të ndërtohen apartamentet, qendra shëndetësore, mjedise sportive. Zona e qytetit të bëhet një mjedis turistik që do të jetë një motor i madh ekonomike për Durrësin dhe për gjithë Shqipërinë.

Ky është një vizion që po bëhet realitet dhe që kërkon natyrisht kohën e nevojshme që të materializohet i gjithi. Është koha për ta çuar Durrësin në një nivel tjetër. Janë hedhur bazat, tani duhet të ndërtojmë të gjitha sistemet që e bëjnë Durrësin, një shtëpi që të jetë krenari për fëmijët e qytetit dhe që largimi nga shtëpia të mos jetë një zgjedhje e detyruar, por të jetë një alternativë që dikush e zgjedh, sepse jetojmë në një botë të hapur”, tha Rama./Opinion.al

Pas