Kronikë

Video- Durrës/Qyteti në errësirë, arrestohet vjedhësi i kabujve elektrikë!



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:40 - 09/07/22 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 34-vjeçar i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë, duke vjedhur kabuj elektrikë në qytet, ndërsa ka sekuestruar qindra metra kabuj të ndriçimit të rrugëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e bëra nga Bashkia Durrës dhe nga shqetësimet e qytetarëve, të adresuara në Policinë e Durrësit, se një shtetas këpuste kabujt e furnizimit me energji elektrike, me qëllim vjedhjen e tyre, duke lënë për pasojë, në errësirë, rrugët e qytetit të Durrësit, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas disa ditësh hetime dhe ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-E. R., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale, rreth 350 metra kabuj elektrikë që i kishte këputur dhe vjedhur nga shtyllat e ndriçimit të rrugëve të qytetit të Durrësit”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

 

Pas