Një 54-vjeçare ka qëlluar veten me thikë dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 në Durrës. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
“Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet është vetëplagosur me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet ne njoftimin e policisë.