Aktualitet

Durrës/Punonjësit e qendrës sanitare në protestë: S’kemi marrë shpërblimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 06/05/20 |
Opi Nion

Punonjësit e qendrës sanitare në Durrës kanë protestuar ditën e sotme, pasi deklarojnë se nuk kanë shpërblimin e premtuar nga qeveria për pandeminë COVID-19.

Ata deklarojnë se kanë qenë në vijën e parë të rrezikut dhe sipas vendimit nr.207 datë 07/03/2020 duhet të  marrin shumë e parave të premtuara.

Sipas tyre këtë shpërblim nuk e kanë marrë ata që duhet, por ata që ka përcaktuar drejtuesi i ndërmarrjes.

“Drejtoresha nuk na jep as listën se kush përfiton këto shpërblime, ndërkohë ne jemi personeli i cili kemi dalë në vijë të parë të luftës. Ka një urdhër nga ministria për personat e përcaktuar se ku kanë punuar dhe si kanë punuar, por këtu nuk zbatohet. Drejtoresha jonë nuk ka zbatuar asnjë urdhër të ministres, ne nuk e dim kujt i shërben ajo pasi neve nuk po na shërben. Jemi 22 veta personel të cilët pavarësisht se jemi në vijë të parë, nuk kemi përfituar asnjë shpërblim.”- thotë një punonjës i qendrës sanitare Durrës./ Opinion.al

Pas