Polumbarët kanë nxjerrë trupin e pajetë të një burri në Portin e Durrësit.
Bëhet fjalë për Xhelal Skënderin, i cili punonte si mekanik në një subjekt privat në port.
Dyshohet se 60-vjeçari ka rënë në det gjatë natës së të enjtes e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në portin e Durrësit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale/Opinion.al