Një operacion i koduar “Phones&Jewellery” i policisë së Durrësit ka sekuestruar dhjetëra telefona celularë si dhe bizhuteri floriri.
Me anë të një njoftimi bëhet me dije se janë proceduar penalisht 5 shtetas, përkatësisht:
- Gj.M. 38 vjeç, banues në Durrës;
- E.E. 32 vjeç, banues në Durrës;
- L.Rr. 48 vjeç, banues në Durrës;
- B.G. 45 vjeç, banues në Durrës;
- E.S. 31 vjeç, banues në Durrës.
Në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në Sheshin” Pranvera” shtetasve Gj.M. E.E. L.Rr. dhe E.S. janë konstatuar duke tregtuar telefona celularë të markave të ndryshme dhe aksesorë telefonash pa dokumentacion përkatës.
Shtetasi B.G. u kap duke treguar bizhuteri të ndryshme, bizhuteri (varëse dhe unaza floriri) pa dokumentacion përkatës.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- 90 telefona celularë të markave të ndryshme;
- 150 aksesorë telefonash celularë;
- 130 bizhuteri si: varëse, unaza dhe ora dore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale.