Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër Shërbimit Zjarrfikës, në lagjen 17 të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve të para, mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plotë të incidentit.