Aktualitet

Durrës/Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht 13-vjeçaren, arrestohet 58-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 20/11/21 |
Opi Nion

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi me inicialet R.A.,, i cili akuzohet për veprat penale ngacmim seksual dhe përndjekja.

“U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat  penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të  mitur 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas