Kronikë

Video/Përfshihet nga flakët makina e vëllait të ish-presidentit Nishani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 31/10/20 |
Opi Nion

Një makinë tip “Mercedez Benz” është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 në lagjen nr. 12 në Durrës, ndërkohë që mësohet se mjeti është në pronesi të Ilir Nishani, vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani.

Policia njofton se makina ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që vetë drejtuesi i mjetit është shprehur në media se ka ndjerë erë benzine në mëngjes, kur ka marr makinën në garazh.

Ai vetë ka arritur të dalë nga mjeti në kohë dhe dyshon në një defekt teknik në mjet./Opinion.al

 

Pas