Një person është gjetur i mbytur në breg të detit. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës, ndërsa policia ende nuk ka mundur ta identifikojë trupin.
“Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit”, njofton policia./Opinion.al