Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 1 në Durrës.
Nga policia mësohet se një 75-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i 7-të i një pallati.
Viktima me iniciale V.N, dyshohet se është hedhur vetë nga lartësia duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al