Një turist nga Ukraina është mbytur këtë të martë në bregdetin shqiptar. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se A. R., rreth 66 vjeç është mbytur duke u larë në det rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit.
“Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al