Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një makinë mbrëmjen e sotme në Xhavzotaj të Durrësit.
Mësohet se të plagosur ka mbetur një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet A.D. dhe një e mitur G.K..
Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në pyetje drejtuesin e automjetit J.A. 30 vjeç.