Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit , pasi lëviznin të armatosur.
Policia njofton se pas kontrollit të ushtruar në automjetin e një 43-vjeçari është gjetur në një çantë një pistoletë tip “Beretta” dhe 23 fishekë.
Ndërkohë, në pranga ka përfunduar edhe një 28-vjeçar i cili ishte pasagjer, pasi akuzohet për moskallëzim krimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./ Opinion.al