Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Edison Shgarthi 33 vjeç dhe Saleo Rexhepi 40 vjeç, të citë gjithashtu akuzohen për vjedhjen e disa banesave.
“Si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 3 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në banesa të ndryshme, në fshatrat Arapaj dhe Shkallnur, si dhe në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë periudhës nëntor-dhjetor, 2022”,-njofton Policia.
Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.