Kronikë

Durrës/ Iu gjetën mina me telekomandë, pamje nga arrestimi i 3 personave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:26 - 03/06/21 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga policia në flagrancë në Durrës pasi po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Muzeu”, , në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Ilir Alliu, 47 vjeç, Bledar Çakalli 31 vjeç dhe Edmond Bardhi , 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

Këta persona u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin Ilir Alliu dhe pasagjerë shtetasit Bledar Çakalli  dhe Edmond Bardhi. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga efektivët e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake rezultoi se  këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Opinion.al

 

 

Pas