Një 52-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi një ditë më parë teksa po digjte mbeturina në oborrin e shtëpisë së tij, zjarri i doli nga kontrolli dhe dogji banesën e fqinjit me iniciale I.Q.
Në pranga ka rënë J.M. 52 vjeç banues në Kullë të Durrësit. Ai akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.