Një sasi lëndë plasëse i është vendosur automjetit të një efektivi të Policisë Durrës.
Sipas policisë, nga shpërthimi raportohen vetëm dëme të vogla materiale. Ndërkohë disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë shoqëruar në komisariat.
Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia./Opinion.al