Kronikë

Durrës/ Goditet grupi vrasësve, 14 të arrestuar, mes tyre një polic dhe një ushtarak



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 04/10/22 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka dhënë detaje mbi personat e arrestuar pas dëshmisë së dhënë nga dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët zbardhën disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura më parë në vend.

Policia bëri me dije se janë vënë në pranga 14 persona, një tjetri i është komunikuar arresti në burg, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndër të arrestuarit janë edhe një polic i burgjeve në Durrës dhe një punonjës ushtarak.

Bëhet fjalë për F. B., 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), i akuzuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe A. C., 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), i akuzuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Vëllezërit Beqiraj, 2 ditë më parë patën, patën një përplasje fizike me disa persona, në autostradën Tiranë-Durrës. Indrit Beqiraj u mor peng, por u lirua pak orë më pas.

Kush janë të arrestuarit

Gentian Beqiraj, 39 vjeç banues në Durrës; Indrit Beqiraj, 32 vjeç banues në Durrës, F. B., 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës); P. H., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë; I. H., 42 vjeç, banues në Bulqizë; A. D., 43 vjeç, banues në Durrës; F. M., 52 vjeç, banues në Sukth; B. E., 51 vjeç, banues në Tiranë; G. Sh, 50 vjeç, banues në Durrës; K. D., 64 vjeç, banues në Shijak; A. H., 38 vjeç, banues në Durrës; F. H., 39 vjeç, banues në Durrës; A. L., 32 vjeç, banues në Durrës; A. C., 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë). Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për Ilirjan Feçin, i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Personat e shpallur në kërkim

Agron Bejdolli, 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; (Të akuzuar për pengmarrjen e një prej vëllezërve, Indrit Beqiraj)
Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Kasander Noga aktualisht i arrestuar në Belgjikë.

Pas