Një vajzë rreth moshës 20-30 vjeçe është gjetur e pajetë këtë të mërkurë poshtë urës së “Dajlanit”, në Durrës. Policia bën me dije se e reja ende nuk është identifikuar.“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia./Opinion.al