Aktualitet

Durrës/ Fshehu në furgon 16 670 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 45-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 17/11/22 |
Opi Nion

Një 48 vjeçar është proceduar penalisht në portin e Durrësit pasi kishte fshehur në mjetin e tij tip fugon 16 670 euro me qëllim mosdeklarimin e tyre në kufi.

Policia ka sekuestruar shumën e parave të gjetura në furgon, ndërsa mbi 48-vjeçarin me iniciale F.V, banues në Vlorë rëndon akuza për “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Njoftimi i policisë

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në PKK Port Durrës.

Një 48-vjeçar u proçedua penalisht pasi fshehu 16.670 euro në furgonin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin e tyre në PKK Port Durrës.

Shërbimet e PKK Port Durrës, në kuadër të kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërive në kufi, në cilëndo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin furgon, me drejtues shtetasin F. V.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në automjetin që drejtonte ky shtetas dhe sekuestruan 16 670 euro, të padeklaruara nga 48-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V., 48 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pas