Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Sukth të Durrësit. Policia sqaron se 55-vjeçari humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Viktima e identifikuar me inicialet, A. Ç. ka qenë duke peshkuar në lumin Erzen, por ka rënë në kontakt me telat elektrikë, gjë e cila rezultoi fatale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al