Një aksident rrugor me pasojë vdejen e një personi është regjistruar të premten në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ku makina ka përplasur një 57-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë policia njofton se është arrestuar drejtuesi i mjetit, shetasi me inicialet D.K, 22 vjeç.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.