Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 49-vjeçar i ka hedhur acid një gruaje. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Y. M. Autoritetet tashmë po punojnë për kapjen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacioni e Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:
Y. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me substancë të dëmshme (acid), një shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.