Aktualitet

Durrës/40-vjeçari ndërron jetë,nën hetim mjekja për mjekim të pakujdesshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 13/03/21 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme  në shtëpinë e tij në Durrës.

Sipas News24 familjarët kanë denoncuar në polici mjeken që i ofronte trajtimin mjekësor, duke e akuzuar për mjekim të pakujdesshëm.

Për këtë arsye, autoritetet policore kanë nisur hetimet për mjeken P. K., 47 vjeçe, e cila akuzohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

 

Pas