Aktualitet

Durrës/ 29-vjeçarja vdes pak ditë pas lindjes, familjarët akuzojnë mjekët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:55 - 06/07/21 |
Opi Nion

Një 29 vjeçare në Durrës ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes. Viktima është identifikuar si Ardita Muça nga Arapaj, ndërkohë që familjarët kanë akuzuar mjekët për vdekjen e saj.

Ardita Muça, ndërroi jetë të hënën paradite, ndërsa ishte duke pirë ujë.  Sipas neës 24, për të zbardhur vdekjen e të resë të afërmit kanë bërë denoncim në polici dhe presin rezultatet e mjekësisë ligjore.

E reja lindi me operacion cezarian në datë 30 Qershor në spitalin e Durrësit dhe pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Dje, pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra ne dysheme. Ndihmën e parë ja dha bashkëshorti, i cili e solli në jetë.

Sakaq të afërmit raportojnë se ambulanca mbërriti me vonesë dhe pa pajisjet enevojshme.

Ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuam që të vijë një mjek, pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku”, tregojnë të afërmit, raporton news 24.

Më tej, ata sqarojnë se bombola e oksigjenit kishte mbaruar, ndërsa e reja në urgjencë kishte mbërritur me rrahje zemre, por mjekët ju kanë thënë se truri nuk funksionon pa oksigjen. “E keni sjellë vonë, na thanë mjekët”, tregojnë më tej të afërmit e të ndjerës, të cilët akuzojnë mjekët në lidhje me vdekjen e lehonës.

 

 

 

 

 

 

 

Pas