Një 29-vjeçar është transportuar për në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është vetëplagosur me thikë në ambientet e lokalit ku punonte.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte në lagjen nr.13 në Durrës. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë të L.R., të ndërmarrë këtë veprim.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes./ Opinion.al