Një 20-vjeçar ka plagosur me mjet prerës vëllain e tij në Durrës. Policia bën me dije se ka vënë në pranga të riun me inicialet E. O., i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës ka qëlluar me thikë vëllanë e tij E. O., 27 vjeç.
I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.