Politikë

Duma takon bizneset: PD do të amnistojë gjobat për një vit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:45 - 26/02/21 |
Opi Nion

Ish-deputetja, Grida Duma është shprehur se pas ardhjes së PD në qeveri do të amnistohen të gjitha gjobat për një vit në mënyrë që biznesi të ringrihet.

Gjatë  një takimi me bizneset eksportuese në vend, ajo është njohur me problematikat e këtij biznesi.

 “Xhiro ka rënë ç’është e vërteta. Pastaj taksat dihet me 15%. Duam të bëjmë investime të reja, subvencionet nga shteti apo ndonjë ndihmë kushedi se çfarë s’ka. Amnisti një vit për të gjitha gjobat me qëllim lehtësimin e bisnesit për t’i lejuar atij të ringrihet nga skllavëria e gjobave dhe taksave të pafundme që po e rrënon cdo ditë e më shumë”.-tha Duma

Gjithashtu, ish-deputetja akuzoi qeverinë për mungesë transparence

“Ne themi që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, sidomos për pjesën e transparencës së marrjes së vendimeve për fiskun. Sepse juve ju kushton kohë sa të informoheni, pastaj sa të futeni në sistem, pastaj sa të ndiqni procedurën. Domethënë e ngecur në vendnumëro”.-është shprehur Duma./Opinion.al

Pas