Kryesore

Duma-mazhorancës: Matuni mirë kur flisni për “non gratën”, se ju jeni “non grata”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:42 - 30/05/22 |
Opi Nion

Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD, Grida Duma i është drejtuar mazhorancës duke i thënë që ta maten mirë kur flasin për “non gratat” sepse ata vetë qeverisin me “non grata” dhe janë “non grata”.

Ndër të tjera ajo akuzoi mazhorancën seka hequr nga sistemi i ndihmës ekonomike mbështetësit e PD.

“Shkojmë ne në periferi dhe në zonat e varfra, e vetmja gjë që dëgjojmë është shyqyr që erdhët ju, se ne jemi “non grata” për këtë vend. Se ne jemi “non grata” për ndihmën ekonomike, se ne jemi “non grata” për tek spitali”,-u shpreh Duma.

Ju flisni për “non grata”. Ju qeverisni me “non grata”. Ju jeni “non grata” qeverisje. Totalisht. Ju flisni për diskriminim racor, etnie, kur këtu kryeministri i vendit vjen dhe thotë juve nuk do merrni asgjë, nuk dini asgjë, keni këto vlera. Flet si “founding father”, si Jefferson-i kur flet për skllavërinë e Amerikës, këtë e bëjmë ne në auditore si pedagogë. Ajo që keni mësuar juve votuesit, është je “non grata” në Shqipëri. Po të jesh me PD dhe me opozitën do të heqin nga ndihma ekonomike. Më thoni kolegë të PS sa e sa e dini ju mirë që i keni bërë listat vetë me patronazhistët dhe i keni thënë ato të atyre hiqeni nga lista dhe këtë tonin futeni në listë. Shkojmë ne në periferi dhe në zonat e varfra, e vetmja gjë që dëgjojmë është shyqyr që erdhët ju, se ne jemi “non grata” për këtë vend. Se ne jemi “non grata” për ndihmën ekonomike, se ne jemi “non grata” për tek spitali. Se po nuk njohe njeri je “non grata” në këtë vend. Ne jemi “non grata” si biznes i vogël dhe i mesëm se na e kanë marrë investitorët strategjik të offshoreve. Komisioneri thotë se sipas një sondazhi të KiE 60% e shqiptarëve ndiejnë gjuhë urrejtje. Këtu gjuha e urrejtjes duartrokitet. Këtu po nuk bëri gjuhë urrejtje kryeministri që thotë “me ju mo, ne do na votojnë”, unë mendoj që shqiptarët duke qenë se ndihen “non grata” në vendin e vet, gjëja më minimale që duhet të bëjnë është që të bëjnë “non grata” një njeri i cili kujtdo nuk ka të drejtë t’i drejtohet me ju më “do bëhet si themi ne, ju do merrni këtë, do i çani atë, do i japim atë se ju keni një “non grata””. E thoni shumë shpesh këtë, por vlera perëndimore janë të atilla që të detyrojnë që kur çështjet historike, qoftë edhe të balancës, drejtësisë, apo demokracisë ta masësh mirë atë çështjen kur diskuton “non gratën” e tjetrit kur je i gjithi në pushtet prej “non gratave”,-tha Duma.

Pas