Aktualitet

Duma i kërkon dorëheqjen Çuçit: Komisariati duhet të sigurojë jetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:56 - 09/05/22 |
Opi Nion

Në seancën e sotme plenare Deputetja e PD-së, Grida Duma është përplasur me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Çuçi iu përgjigj akuzave të Dumës për të riun Ilvi Meta që humbi jetën në komisariatin e Kavajës duke thënë se që nga momenti kur i ndjeri është ndaluar nga policia me vendim gjykate çdo sekuencë është e filmuar.

“Të gjithë bashkë të përpiqemi të largohemi nga kjo retorikë, sepse nuk i shërben Shqipërisë. I ftoj deputetët që pasi të mbarojnë hetimet, të bëjnë hetim parlamentar nëse nuk binden që ajo ngjarje nuk ka të bëjë me asnjë nga aludimet që ju bëni. Akuzoni shumë rëndë struktura të policisë së Kavajës sikur janë kriminelë e vrasës.

Ta lëmë pas këtë retorikë të vjetër. Ju si përfaqësuese relativisht e  re e këtij parlamenti, të jeni në pararojë të shkëputjes nga kjo retorikë. Janë dy mjekë ligjorë që kanë kanë bërë raportin… Për  të ndjerin Meta, janë të filmuara, çdo sekuencë që nga momenti kur i ndjeri është ndaluar nga policia me vendim gjykate…Ju ftoj të shihni filmimit, i keni te raporti i avokatit të popullit,” tha ndër të tjera Çuçi.

Duma i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Komisariati që duhet të sigurojë jetën përfundoi që një i ri të vrasë veten brenda Komisariati, të merrni përsipër dorëheqjen tuaj. Së dyti, nuk thashë në asnjë moment, thashë do respektoj hetimet, po fakti që Avokati i Popullit thotë që ka raste të përsëritura, ku një i ri kapet dhe ka qenë në depresion, edhe pse familjarët nuk e pranojnë, po ju pyes ju si prind, babai më tha kam shkuar 5-7 pasdite, askush nuk me jepte aanjë përgjigje”, tha Duma./Opinion.al

Pas