-Teknologji

Duket si anije hapësinore, sa ka kushtuar selia e re e Apple


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 08/01/20 |
el ida

Ndërtesa e re e kompanisë “Apple”, ka kushtuar mbi 5 miliardë dollarë dhe ka një pamje jashtëzakonisht të veçantë, shumë të ngjashme me një anije kozmike që është ulur mbi Tokë.

Kampusi i ri i “Apple” është ndërtuar duke përqafuar teknologjinë më të re pasi ndërtesa në formë ovale nuk mbështetet mbi sipërfaqen e Tokës, por qëndron mbi 700 mbajtëse gjigante çeliku që e bëjnë atë t’iu rezistojë dhe tërmeteve më të forta.

Në rast të një goditje të fortë sizmike, kampusi është në gjendje të zhvendoset deri në 1.2 metra mbi mbajtëset.

Sakaq selia e re e “Apple” e prodhon vetë energjinë nga panelet diellore që mbulojnë çatinë dhe ka brenda saj shumë lehtësi dhe opsione argëtimi duke përfshirë dhe një teatër, në gjendje të mbajë 1000 persona.

Në një intervistë për “The New York Times”, projektuesi i “Apple”, Jony Ive tregon se bashkëthemeluesi i kompanisë, Steve Jons ishte frymëzuar nga një projekt japonez ndërtimi i quajtur “base isolation.”/Opinion.al

Pas