Bota

Duke pastruar xhamat e dritares, kryeministrja daneze poston foton


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 07/02/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka postuar ditën e sotme në llogarinë e saj në “Facebook” një foto e cila është duke bërë xhiron e rrjetit. Frederiksen shfaqet duke pastruar xhamat e shtëpisë, hipur mbi parmakun e dritares.

Dielli i fundjavës dhe i dimrit”, shkroi kryeministrja përbri fotos së publikuar.

Duket se Frederiksen krahas aktivitetit të saj politik, ka vendosur që fundjavën ta kalojë në shtëpi, ku ka gjetur kohë për t’u marrë me pastrimin e saj.

Nuk kam pasur shumë kohë për të pastruar shtëpinë muajt e fundit. Një e diel e gëzuar për të gjithë”, shkroi ndër të tjera Frederiksen.

Kujtojmë se Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019-ë dhe udhëheqëse e socialdemokratëve që nga qershori i vitit 2015. Ajo gjithashtu është kryeministrja me moshë më të re në historinë daneze./Opinion.al

Pas