Aktualitet

Duka shkakton të qeshura: Sa i bie 76+8 se mos bëj ndonjë gabim në matematikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 18/05/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka shkaktuar të qeshura në mbledhjen e bërë sot për të negociuar për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Dukës kaq vota i bën edhe ai vetë si person politik ndërsa shtoi me batutë se “a keni 76 ju andej, sa i bie 76 se mos bëj gabime në matematikë, 8 veta. Po 8 veta i bëj dhe unë. 84 i bëj dhe unë por puna është ta gjejmë konsensus.”

Ne nuk kemi asgjë në dorë vetëm këtë debatin publik aq sa njerëzit po mendojnë sa problem i madh qenka ky. Ne do mundohemi të gjejmë nja 20 firma dhe tua sjellim. Po ta sjellim një emër ju do ta digjni, ndoshta nuk del parashikimi im do jemi shumë të kënaqur. Të paktën të kemi sy e faqe përballë publikut dhe nuk vijmë fare dhe ju e keni bërë këtë proces që të çoni ujë te mulliri juaj. Të mos i biem kaq gjatë. Këta e kanë ndarë mendjen për këtë punë. Nëse nuk pranojnë një nga kandidaturat tona del ajo që është provuar se këta do të vendosin të vetin. Ju thoni se bëni 84 vota, po 84 i bëj edhe unë, a keni 76 ju andej, sa i bie 76 se mos bëj gabime në matematikë, 8 veta. Po 8 veta i bëj dhe unë. 84 i bëj dhe unë por puna është ta gjejmë konsensus”,-u shpreh Duka.

Pas