Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në “Wake Up” në TCh për padinë ndaj deputetit socialist Erion Braçe.
“Më thonin pse nuk i përgjigjesh, por nuk kam kohë për Erion Braçen. Nuk merrem me njerëz që nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër veçse të flasin. Vendosa të angazhoj njerëzit e duhur për ta ndjekur në mënyrë ligjore këtë çështje. Njerëzit duhet të kenë etikë ndaj atyre që kritikojnë. Nuk e kisha menduar këtë padinë, por dëgjova kryeministrin për këtë punën e shpifjeve dhe thashë ta provoj”, deklaroi kreu i FSHF-së.
Kështu, konflikti në distancë mes kreut të FSHF-së Armand Duka dhe deputetit socialist Erjon Braçe ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës. Kunjat, akuzat e Erjon Braces ndaj Dukës do të ndiqen në rrugë ligjore. Duka e ka paditur Braçen për shpifje dhe dëmtim të imazhit.