Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duka: Europiani ishte momenti më emocionues, “Final 4” e pres më pozitiv këtë sezon

2024/09/28 at 8:07 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Duka: Europiani ishte momenti më emocionues, “Final 4” e pres më pozitiv këtë sezon

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një rrëfim për Klan News, preku tema të shumta, në lidhje me futbollin në vend.


Në në lidhje me kampionatin, Duka theksoi se ka nisur mirë në nivelin sportiv dhe atë organizativ, ndërsa shtoi se pret që “Final 4” të jetë më pozitiv në këtë vit.

“Kampionati i ri kombëtar, si “Abissnet Superiore” por edhe ai i Kategorisë së Parë kanë nisur mirë në këndvështrimin tim, edhe në nivelin sportiv edhe në nivelin organizativ. Ka shumë ndryshime edhe nga një vit më parë dhe uroj të ruajë të njëjtin ritëm. Ka më pak gabime arbitrare se një vit më parë, më shumë respekt për garën nga të gjithë aktorët dhe uroj që të vazhdojë kështu dhe të shënojë një hap pozitiv në të mirë të kampionatit të futbollit në përgjithësi.

Ndryshimi që u bë vitin e kaluar, ku ekipet që do të luajnë në kompeticionet europiane përcaktohen përmes një turneu “Final 4”, që ishte vërtet pozitiv vitin e kaluar, por unë pres të jetë edhe më shumë pozitiv këtë vit.”, deklaroi Duka.

Numri 1 i qeverisë së futbollit në vend, u ndal edhe të ndryshimi i rregullores, që lejon rritjen e numrit të të huajve në skuadrat shqiptare, duke thënë se interesat e klubeve janë që të bëjnë më shumë biznes dhe për të riprodhuar futboll.

“Ka qenë një diskutim i gjatë për të marrë vendimin që të ndryshojë limiti i lojtarëve të huaj që luajnë në kampionatet shqiptare. Ka shumë kohë dhe në formë debati mes politikave të Federatës dhe interesave të klubeve. Interesat e klubeve janë që të bëjnë më shumë biznes dhe ta investojnë këtë biznes në futboll për të riprodhuar futboll. Klubet pretendojnë dhe ne, përmes vendimit e kemi gjykuar të drejtë që duke pasur më shumë mundësi për futbollistë të huaj mund të bëjnë më shumë rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare dhe mund të kenë më shumë të ardhura.”, tha ai.

Mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pas një viti në Tiranë, Duka e cilësoi si një zhvillim pozitiv.

“Ishte kërkesë e jona për të organizuar një event. Ne kërkojmë të organizojmë sa më shumë evente në Shqipëri dhe realisht kemi organizuar disa takime të rëndësishme në Tiranë, në nivel europian. Edhe këtë muaj kemi dy takime të tjera, një që është takim i Komitetit të Mediave dhe një tjetër për projektet me përgjegjësi sociale për të gjitha vendet e Europës. Edhe takimet e Komitetit Ekzekutiv konsiderohen evente të rëndësishme, që e vënë Federatën dhe vendin në qendër të një lajmi, qoftë një ditë, një javë apo më shumë se sa kaq. Normalisht konsiderohet një zhvillim pozitiv.

Komiteti Ekzekutiv nuk është se mund të vendosë lehtë për të zhvilluar apo spostuar një mbledhje në një vend pa parë ato eksperiencat e mëparshme, që duhet të kenë qenë pozitive. Duke pasur parasysh këto, kështu janë vendosur qoftë finalja e Conference League – për mua eventi më i madh që është zhvilluar në Shqipëri – qoftë Kampionati Europian i 17-vjeçarëve që do të zhvillohet në 2025-ën, apo të gjitha aktivitetet e tjera ndërkombëtare. Janë benefite në përgjithësi imazhi, për futbollin, për Federatën, por edhe për vendin në përgjithësi.”

Duka nuk mund të mos fliste edhe për aplikimin e organizimit të Europianit U-21 për vitin 2027, në bashkëpunim me Serbinë.

Ai tha se nga kjo ka benefite futbolli shqiptar, pasi Kombëtarja U-21 do të marrë pjesë aty për herë të parë, ndërsa do të përmirësohet edhe infrastruktura. Sipas tij, në këtë situatë nuk duhet gjykuar emocionalisht, por të bëhet ndryshe.

“Ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 në Shqipëri për vitin 2027, si fillim vetëm, më pas kemi bashkuar konkurrimin tonë bashkë me Serbinë. Në fakt nga dita që kemi aplikuar e deri më sot është bërë shumë punë, janë përgatitur shumë dokumente për të përgatitur dosjen për të qenë pjesë e kësaj gare. Me këtë rast falënderoj të gjithë ata që kanë punuar për t’i përgatitur, pasi është një volum shumë i madh, që nuk përfshin vetëm Federatën e Futbollit, por edhe qeverinë shqiptare, bashkitë, përfshin gjithë infrastrukturën që duhet, hotelerinë, aeroportin që është shumë i rëndësishëm. Mendoj se kemi përgatitur dokumentacionin e duhur për të qenë organizatorë të kësaj gare, që për mua e çdokënd ka vetëm benefite sportive për Shqipërinë.

I pari benefit sportiv është që Shqipëria merr pjesë në ato finale pa kualifikuese. Është një shans që deri më sot nuk ka ndodhur që U21-shi jonë të jetë në një Kampionat Europian, gjë që do t’i ndihmonte futbollistët tanë dhe ekipet shqiptare në përgjithësi. Ndihmon ndryshimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Ndihmon edhe kampionati i 17-vjeçarëve në 2025-ën, sepse për ta bërë atë ne toerikisht kemi aplikuar që do të bëjmë kaq fusha, kaq stadiume etj, etj. Tani ne do t’i bëjmë, pasi nëse nuk i bëjmë nuk realizohet kampionati. Pra përfiton infrastruktura akoma më shumë në 2027-ën me U-21. Në fund të fundit ne do të luajmë në Shqipëri dhe Serbia në Serbi, por bashkëkandidimi është një faktor i rëndësishëm. Ne vetëm nuk kemi mundësi ta organizojmë. Gjithsesi kjo edhe ka ngjallur diskutime, ka edhe në një lloj mënyre kundërshtime. Unë mendoj që nuk duhet të gjykojmë emocionalisht, duhet të gjykojmë akoma më shumë. Padyshim nuk kam një pozicion kritik për ata që gjykojnë emocionalisht, por i ftoj që të gjykojmë ndryshe.
Pa harruar të shkuarën ne duhet të ndërtojmë të ardhmen dhe kush më mirë se futbolli mund t’i japë këto mesazhe bashkëpunimi, solidariteti.

Në fund të fundit ne nuk kemi vetëm një bashkëpunim me Serbinë, atë përmes futbollit, kemi edhe bashkëpunime në fusha të tjera, bashkëpunime politike, tregtare, pavarësisht se jemi kritik në shumë gjëra. Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen pa e harruar të shkuarën. Vërtetë mbase periudha nuk është shumë e gjatë nga ajo çfarë ka ndodhur mes popullit tonë dhe atij serb, apo ushtarëve serb dhe popullit tonë. Ka shumë historira të tjera popujsh ashtu sikurse ne. Futbolli ka ndikuar aq sa mund të ndikojë pozitivisht. Në fund të fundit ne do të bëjmë një kampionat sportiv, ky është një aktivitet sportiv. Në këndvështrimin tonë, qëllimi jonë është thjesht benefite sportive. Ne do të luajmë në Shqipëri, grupi tjetër në Serbi”, tha Duka.

Kreu i FSHF-së, zbuloi në fund edhe momentin më emocionues të përjetuar gjatë vitit 2024.

“Gjëja më e bukur ka qenë Kampionati Europian dhe emocionet më të bukura m’i ka dhënë kampionati Europian. Jo vetëm mua besoj por çdo shqiptari. Është shumë kënaqësi të marrësh pjesë në momente të tilla, është shumë bukur por nganjëherë mendoj që mos të jem më një pozicion të tillë, sepse ngarkesa ka qenë kaq e madhe emocionale dhe psikologjike, deri në nivelin e papërballueshëm. Por është ngjarja më e bukur e ndodhur në historinë e Shqipërisë dhe jo vetëm në këtë vit. E kam thënë para ndeshjes me Italinë kisha emocione të jashtëzakonshme. Takova një homolog të një vendi tjetër që nuk ishte pjese e Europianit dhe më pyeti si isha. I thashë jam shumë keq dhe më tha pse. I thashë kam emocione. Më tha, ah sikur t’i kisha unë emocionet e tua. Këto janë emocione të bukura që duhet t’i përjetosh”, deklaroi Armand Duka.



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës, shpëtohen 8 turistët holandezë! Njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës, shpëtohen 8 turistët holandezë! Njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri

BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet

BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet

Kryeministri Rama poston fjalimin në OKB: Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës

Kryeministri Rama poston fjalimin në OKB: Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com