Sport

Duka dhe Veliaj bëhen bashkë, prezantojnë trofeun e Conference League


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 24/05/22 |
Opi Nion

Presidenti i FSHF, Armando Duka dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se kanë lënë pas përplasjet me njëri-tjetrin dhe janë bërë bashkë për të prezantuar trofeun e Conference League.

Duka dhe Veliaj ishin paraditen e sotme në një aktivitet në sheshin “Skënderbej”, ku iu kanë prezantuar kupën tifozëve dhe ndjekësve të futbollit.

Gjithashtu pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana.

Në fjalën e tij, Duka tha se ky është një rast historik për Tiranën që për herë të parë prezantohet kupa e finales së Conference League, që zhvillohet për herë të parë në historinë e saj dhe Tirana është destinacioni i parë.

Sot është një ditë e veçantë, ditë e bukur për ne, për mua për Erionin, për Lorikun që prezantojmë për herë të parë trofeun e parë të Conference League. Është një ditë e veçantë për Tiranën pasi e pret këtë trofe historik për herë të parë në Tiranë. Urojmë që ne me sjelljen tonë t’i bëjmë të huajt të vijnë përsëri në Tiranë. Sot është një ditë e bukur gjithashtu për futbollin shqiptar që pas një pune voluminoze arriti një objektiv madhor që të ketë një trofe të rëndësishëm, një aktivitet të rëndësishëm. Uroj që të gjithë bashkë, holandezë, italianë, kombësi të tjera, shqiptarë që jemi mikpritës, ta shijojmë këtë aktivitet, ta shijojmë këtë finale dhe mos jetë i fundit për ne shqiptarët”,-tha Duka.

Ndërsa Veliaj tha se aktivitetet në Tiranë do të jenë të shumta dhe ftoi tifozeritë por edhe qytetarët që të festojnë dhe pavarësisht fituesit, në fund mbetet kujtimi i këtij aktiviteti.

“Është një shprehje e famshme, që kupat me kalimin e kohës i zë pluhuri. Por kujtimet mbeten përgjithmonë. Ndaj qëllimi i organizimit në Tiranë bashkë me federatën, bashkë me yjet e futbollit shqiptar, është që kujtimet t’i kemi përgjithmonë pavarësisht se ku përfundon kupa. Ndaj do t’ju kërkoj të gjithëve që të jemi mikpritës, të jemi të qeshur, të jemi aty për t’i orientuar ata që ndoshta humbasin rrugën. Qyteti është përfshirë nga një valë e jashtëzakonshme organizimesh. Ashtu siç kemi rënë dakord me federatën, kjo do të jetë fanzone neutrale dhe për të gjithë ata që ndoshta nuk janë pjesë e një tifozërie të organizuar ne do të jemi këtu në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, po përgatitet në minutat e fundit e gjithë fun zone e Roterdamit që do të jetë tek pedonalja. Ndërkohë për gjithë tifozët e Romës do të jetë liqeni i Tiranës, një hapësirë tek amfiteatri dhe i garantojmë edhe ata që nuk kanë bileta por që kanë marrë mundimin të vijnë nga Roma dhe Roterdami, ne do vazhdojmë aty me ekranet, me aktivitetet që kushdo që ka ardhur në Tiranë të kënaqet e të kalojë mirë”,- tha Veliaj.

Pas