Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duka dhe Veliaj bëhen bashkë, prezantojnë trofeun e Conference League

2022/05/24 at 11:44 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka dhe Veliaj bëhen bashkë, prezantojnë trofeun e Conference League

Presidenti i FSHF, Armando Duka dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se kanë lënë pas përplasjet me njëri-tjetrin dhe janë bërë bashkë për të prezantuar trofeun e Conference League.

Duka dhe Veliaj ishin paraditen e sotme në një aktivitet në sheshin “Skënderbej”, ku iu kanë prezantuar kupën tifozëve dhe ndjekësve të futbollit.

Gjithashtu pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana.

Në fjalën e tij, Duka tha se ky është një rast historik për Tiranën që për herë të parë prezantohet kupa e finales së Conference League, që zhvillohet për herë të parë në historinë e saj dhe Tirana është destinacioni i parë.

“Sot është një ditë e veçantë, ditë e bukur për ne, për mua për Erionin, për Lorikun që prezantojmë për herë të parë trofeun e parë të Conference League. Është një ditë e veçantë për Tiranën pasi e pret këtë trofe historik për herë të parë në Tiranë. Urojmë që ne me sjelljen tonë t’i bëjmë të huajt të vijnë përsëri në Tiranë. Sot është një ditë e bukur gjithashtu për futbollin shqiptar që pas një pune voluminoze arriti një objektiv madhor që të ketë një trofe të rëndësishëm, një aktivitet të rëndësishëm. Uroj që të gjithë bashkë, holandezë, italianë, kombësi të tjera, shqiptarë që jemi mikpritës, ta shijojmë këtë aktivitet, ta shijojmë këtë finale dhe mos jetë i fundit për ne shqiptarët”,-tha Duka.

Ndërsa Veliaj tha se aktivitetet në Tiranë do të jenë të shumta dhe ftoi tifozeritë por edhe qytetarët që të festojnë dhe pavarësisht fituesit, në fund mbetet kujtimi i këtij aktiviteti.

“Është një shprehje e famshme, që kupat me kalimin e kohës i zë pluhuri. Por kujtimet mbeten përgjithmonë. Ndaj qëllimi i organizimit në Tiranë bashkë me federatën, bashkë me yjet e futbollit shqiptar, është që kujtimet t’i kemi përgjithmonë pavarësisht se ku përfundon kupa. Ndaj do t’ju kërkoj të gjithëve që të jemi mikpritës, të jemi të qeshur, të jemi aty për t’i orientuar ata që ndoshta humbasin rrugën. Qyteti është përfshirë nga një valë e jashtëzakonshme organizimesh. Ashtu siç kemi rënë dakord me federatën, kjo do të jetë fanzone neutrale dhe për të gjithë ata që ndoshta nuk janë pjesë e një tifozërie të organizuar ne do të jemi këtu në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, po përgatitet në minutat e fundit e gjithë fun zone e Roterdamit që do të jetë tek pedonalja. Ndërkohë për gjithë tifozët e Romës do të jetë liqeni i Tiranës, një hapësirë tek amfiteatri dhe i garantojmë edhe ata që nuk kanë bileta por që kanë marrë mundimin të vijnë nga Roma dhe Roterdami, ne do vazhdojmë aty me ekranet, me aktivitetet që kushdo që ka ardhur në Tiranë të kënaqet e të kalojë mirë”,- tha Veliaj.

Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Vota e diasporës/Nikolla: S’arrihet në zgjedhjet vendore, por në ato parlamentare

Vota e diasporës/Nikolla: S'arrihet në zgjedhjet vendore, por në ato parlamentare

“Ulni kokat”, thirrja e policit për kolegët para se të qëllonte efektivin

"Ulni kokat", thirrja e policit për kolegët para se të qëllonte efektivin

Manja: Çojmë në SPAK zyrtaren e lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe…

Manja: Çojmë në SPAK zyrtaren e lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe...

TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com