Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duka-Braçes: Je një ” gore dhe mushkonjë që shpërndan vetëm dhunë”

2016/11/01 at 11:46 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Duka-Braçes: Je një ” gore dhe mushkonjë që shpërndan vetëm dhunë”

Pas incidentit që ndodhi në “Elbasan Arena” , ka reaguar në rrjetin social “ Facebook”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i cili i është kundër përgjigjur deputetit të Partisë Socilaiste, Erjon Braçes, si një nga tifozët më të zjarrtë të Partizanit.

Duka nuk ngurron që ta cilësojë deputetin “ gore dhe mushkonjë që shpërndan vetëm dhunë”.  Ndërkohë ai e quan Braçen si një tifoz të degraduar të një ekipi dinjitoz si Partizani.

DY FJALË PËR “MUSHKONJËN” QË SHPËRNDAN DHUNË
“Jashtë natyrës time, madje dhe jashtë dëshirës personale, por i detyruar nga karrigia që kam dhe në emër të progresit të futbollit shqiptar, dua t’i them dy fjalë deputetit të Partisë Socialiste, të ashtëqujturit tifoz Vip të Partizanit Erjon Braçe, por që në fakt po vërteton përditë se është një tifoz i degraduar i një ekipi dinjitoz si Partizani. Po e bëj këtë, jo se jam i shqetësuar për fyerjet, shantazhet, të pavërtetat që thotë në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit,( Federata në rrugën e saj për ta sjellë futbollin këtu ku është ka pasur shumë mushkonja vërdallë),po për të vetmin fakt, e theksoj të vetmin fakt, se statuset e tij publike, të thëna jo thjesht nga bluza e një tifozi, por nga kostumi i një politikani e parlamentari, janë nxitje e pastër dhune në futbollin shqiptar. Ka shumë politikanë tifozë fanatikë kudo në botë, por të gjithë janë të kujdesshëm dhe për shkak të pozicionit që kanë dhe impaktit që kanë në opinionin publik, që të mos përdorin një gjuhë të tillë si ajo prej rrugaçi e Braçes. Ju kujtoj këtu dhe ish liderin e partisë Demokratike dhe ish Kryeministrin Sali Berisha, i cili kur e pyesnin gazetarët se me kë ishte tifoz, përgjigjej jo pa qëllim “me atë që fiton”. Erjon, futbolli është një sport që luhet në fushë dhe jo në kokën tonë. Futbolli është një sport i burrave me karakter të fortë, që flasin pak dhe luajnë fort, jo i atyre si disa nga ju në Parlament, që flasin shumë dhe nuk bëjnë asgjë. Unë dhe bashkëpunëtorët e mi mund t’i kapërdijmë shpifjet e tua për Federatën, por që të nxisësh dhunë dhe të “erionizosh” futbollin shqiptar siç bën me parlamentin dhe zonën e cila të zgjodhi deputet, këtë jo, këtë nuk e bën dot as me futbollin shqiptar dhe as me Federatën. Dhe a e di pse? Jo se nuk të lejojmë unë dhe bashkëpunëtorët e mi, po për një fakt të thjeshtë: standartet dhe niveli i futbollit shqiptar dhe i organizmave të tij janë shumë e shumë më lart se niveli i poltikës shqiptare. Federata dhe futbolli shqiptar nuk janë Laguna e Karavastasë ku ti fut duart si të duash. Fatkeqësisht, kemi ëndrra të ndryshme: unë ëndërroj që politika shqiptare të arrijë nivelin e futbollit shqiptar, ndërsa ti ëndërron që futbolli shqiptar të arrijë nivelin e politikës. Duke pasur në subkoshiencë këtë ëndërr regresive, unë mendoj se ti nuk i duhesh as Partizanit si tifoz, gjithashtu mendoj se nuk i duhesh as Parlamentit si deputet. Meqë ra fjala, kam dëgjuar se si në Divjakë, pikërisht, prej sjelljeve të tua dhe gjuhës tënde për herë të parë pas 100 vjetësh ka tifoza të Tiranës. Nuk e di sa kanë ndërruar mendje dhe përkatësinë partiake prej gjuhës tënde, të them të drejtën. Gjithsesi kjo punë nuk më takon ta gjykoj unë, i takon shefave të tu. Unë nuk të ndaloj dot ty të vazhdosh të bësh “goren”, sepse dhe ti vetë, fundja fundit, ja ke pare hajrin rolit të gores në politikë, nuk të ndaloj dot as të jesh mushkonjë, por të jesh një “mushkonjë” që nxit dhe shpërndan dhunë e urrejtje në futbollin shqiptar këtë do të ta ndaloj gjithmonë sa të kem frymë, verbalisht dhe legalisht. Si përfundim, jam i sigurtë që nuk ke ndërmend asnjëherë të vizitohesh te psikiatri, sepse përveç të tjerave, siç thashë dhe më parë deri tani të ka dalë për mirë ky rol. Po gjithsesi, kur të kalojnë helikopterat e Ministrisë së Shëndetësisë për dezifenktimin e mushkonjave në Divjakë, rri dhe ti aty: unë e di shumë mirë, ti nuk do pushosh kurrë së qëni “gore” apo “mushkonjë”, por të paktën të jesh një mushkonjë që nuk shpërndan dhunë, se këtë nuk ta ka për borxh futbolli shqiptar”.

Etiketa: armando dukaerjon brace

Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Historia e Akropolit, media greke: Injoranca e Edi Ramës bën për të qeshur

Historia e Akropolit, media greke: Injoranca e Edi Ramës bën për të qeshur

Video/ Ledri Vula apo Elvana Gjata? Ja kush e fitoi “betejën” në Youtube

Video/ Ledri Vula apo Elvana Gjata? Ja kush e fitoi “betejën” në Youtube

Qeveria rikthen sërish ligjin për median online. A po tentohet censura?

Qeveria rikthen sërish ligjin për median online. A po tentohet censura?

TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com