Kryesore

“Duhet parandaluar falimentimi i Shqipërisë”, Meta: Rama i pamëshirshëm në vjedhje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:09 - 27/07/22 |
Opi Nion

Ish-presidenti, Ilir Meta ka hedhur akuza të tjera ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për vjedhje.

Sipas tij, Shqipëria po shkon drejt falimentimit dhe kjo gjë duhet parandaluar.

“Është i pamëshirshëm në vjedhje, vetëm tendera sekret për të vjedhur. Shikoni sa ka marë një familje shqiptare gjatë pandemisë. Shikoni çfarë i ka bërë Bujqësisë, u gëzova në 2017 kur iku LSI-së, se mbase do e mbështeste bujqësinë se kishte një nga të vetët, por më dramë. Përgjysmuar numri i bagëtive. Nëse nuk mbështeste bujqësinë, agrobiznesin, turizmin si do të rrinë shqiptarët këtu. Mendoni se është i paaftë, jo është i pacipë, nuk është i paaftë. T ë vjedhë firmat e kartat e identitetit të shqiptarëve është i aftë ai. Për turizmin dhe bujqësisë të investojë, është piktor ai.

Të gjitha janë bashkë, korrupsioni në majat më të larta, tradhtia e interesave kombëtare e varfëria. Çdo sekondë vjedh, në të gjitha bashkitë, keni ndonjë këshilltar në të gjitha bashkitë. Ju i monitoroni çfarë bëjnë? Jo nuk e bëni, do filloni ta bëni këtë gjë. Do jetë një strukturë antikorrupsopn me një koordinator që do punojë me figura të shoqërisë civile. Do ketë sy për çdo institucion ku vidhet. Duhet parandaluar falimentimi i Shqipërisë”,-tha Meta.

Pas