Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duhet një makinë për të çuar Edi Ramën në shkollë

2018/01/16 at 8:15 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkullaku në Opinion: Projekti ligji mbron qeverinë nga akuzat

Nga Armand Shkullaku: Propaganda e shpifur e politikanëve shqiptarë, që përdorin fëmijët për t’i dhënë një fytyrë humane profilit të tyre aspak të tillë, mund të konsiderohet një turp për çdo shoqëri me standarte normale demokratike. Fëmijë në mitingje, fëmijë të rreshtuar në shkolla e kopshte që ulin kokat për t’ua përkëdhelur udhëheqësit, të tjerë më fatkeqë që duhet të përjetojnë përqafimet e “ngrohta” të një djaloshi që i thërrasin Lali, e ca të tjerë që lënë shkollën sa herë që kryeministri ka nevojë për dekor elektoral.


Megjithatë, asnjë prej këtyre shfaqjeve abuzive nuk arrin nivelin e pamëshirshmërisë dhe të turpit që regjistroi kryeministri Edi Rama, kur vendosi të përdorë si aktor, për promovimin e “ndjenjave” të tij njerëzore, një fëmijë 9 vjeçar me aftësi të kufizuara, i cili nuk mund të shkonte në shkollë me këmbët e veta. Eshtë fjala për historinë e dhimbshme të Leos së vogël, të cilit “babagjyshi” i Vitit të Ri, në këtë rast vetë kryeministri, i premtoi si dhuratë një makinë, me të cilën babai i tij mund ta çonte e merrte nga shkolla.

Transformimi i kreut të qeverisë në një qënie fabuleske, që me mirësinë dhe fuqinë e tij të mbinatyrshme, plotëson dëshirat e vdekatarëve të zakonshëm, përbën një skandal më vete. Por të mësuar me këtë teatër të neveritshëm, edhe kjo ngjarje mund të kapërdihej nëse nuk do të kishte një vazhdim që tejkalonte çdo kufi të ndjenjave njerëzore dhe të mëshirës humane. Edi Rama, si në një spot reklamash, vajti në shtëpinë e Leos, i ndjekur nga ministrja e Shëndetësisë dhe një mjeke e njohur, dhe me fuqinë e atij që ka në dorë që me një fjalë të ndryshojë si me magji destinin e njerëzve në nevojë, deklaroi se ai, dmth babagjyshi i Vitit të Ri, mishërimi i mirësisë në tokë, e solli makinën që premtoi. Pastaj, në një inskenim banal, shfaqja vijoi me hipjen e fëmijës në makinë, i cili nga dritarja e mbyllur, me një buzëqeshje të lumturisë së sinqertë, përshëndeste me dorë bamirësin që u shfaq në jetën e tij si në një përrallë. (Shiko videon poshtë).

Sigurisht që kjo është një përrallë. Sepse historia e Leos, për të cilin çdo ndihmë është e vlefshme dhe e mirëpritur, është edhe historia e qindra fëmijëve të tjerë në kushte të ngjashme, të cilët nuk e kanë fatin të takojnë babagjyshin- kryeministër. Prindërit e tyre kanë votuar Edi Ramën dhe jo plakun e Krishtlindjeve, me shpresën se do t’i bjerë rruga edhe nga shtëpitë e tyre dhe gjithçka do të zgjidhet si në përrallë. Kryeministri është votuar për t’ua bërë më të lehtë jetën këtyre njerëzve, duke rritur buxhetet për ta, duke siguruar medikamente dhe trajtime të veçanta, mundësisht pa pagesë. Eshtë votuar për të garantuar transport falas për të gjithë ata fëmijë që janë në kushtet e Leos, për të angazhuar biznesin dhe fondacione bamirësie që të kenë si prioritet solidaritetin dhe ndihmën në vazhdimësi për këtë pjesë të shoqërisë. Kjo është detyra e një kryeministri normal. Ai nuk është një bamirës fuqiplotë, që ndryshon jetën e atij që ka fatin ta takojë, por një njeri që ka detyrimin të punojë çdo ditë, për të ndryshuar për mirë jetën e atyre që ka marrë përsipër të qeverisë.

Tentacioni për të qenë çdo minutë në qendër të vëmnedjes, për të bërë propagandë me gjithçka, për t’u shfaqur si përzgjedhuri mbi tokë për shqiptarët, e ka çuar kryeministrin të tejkalojë çdo kufi të përdorimit të njerëzve dhe në një humbje totale të ndjeshmërisë njerëzore. Ai mund ta kishte çuar makinën tek familja e Leos, pa qenë nevoja ta tregojë këtë në emisionin me audiencën më të madhe televizive të së dielës. Mund ta bënte pa kamera, pa zhurmë, duke respektuar një familje në nevojë dhe duke patur ndjenjën e sikletshme që provon një qënie me dinjitet kur fal diçka dhe kërkon që kjo të mos bëhet publike.

Edi Rama as nuk e ka çuar ndërmend diçka të tillë. Atij i është ofruar një rast për të bërë propagandë dhe ka rendur pas skenarit të radhës. Nëse vërtet do të ishte i prekur nga rasti i Leos, kryeministri që po kërkon të veshë dhe robën e misionarit bamirës, mund të kishte hequr ca para nga ato që ka fituar me pikturat dhe poçet e tij, ta blinte vetë atë makinë dhe t’ia dhuronte vogëlushit 9 vjeçar. Mund të bënte edhe një status në facebook pastaj. Misionarët, të cilët kërkon të imitojë, veprojnë me mundësitë e tyre, në modesti dhe përulësi të plotë. Prandaj shndërrohen në frymëzim. Ndërsa të bësh babagjyshin zemërmirë duke qenë kryeministër dhe këtë t’ua përplasësh në fytyrë mijëra njerëzve në nevojë, nuk përbën kurrsesi një akt frymëzimi, por poshtërimi. Reklama me fabula të tilla, do të turpëronin çdo shoqëri që beson tek vlerat humane. Prandaj më shumë se Leo, Edi Rama ka nevojë për një makinë, që ta çojë në shkollën e edukimit njerëzor./Lapsi.al



Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Miraton vendimi, ja shoqëria që merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor

10 Korrik, 2025 8:05 pm
Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

10 Korrik, 2025 6:59 pm
Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

10 Korrik, 2025 6:23 pm
Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit
Kryesore

Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit

10 Korrik, 2025 5:22 pm
VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
Aktualitet

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

10 Korrik, 2025 4:24 pm
Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
Aktualitet

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

10 Korrik, 2025 4:13 pm
Para
Tabaku: Qeveria ka hequr dëmshpërblimin për ish-të përndjekurit

Tabaku: Qeveria ka hequr dëmshpërblimin për ish-të përndjekurit

Kapet shqiptari në Britani, drejtonte një rrjet të “skllavërisë moderne”

Policia kap të shumëkërkuarin, ishte dënuar me 10 vite burg

Sherr me thika në Tiranë, dy të plagosur

Motra qëllon me thikë vëllanë më të vogël
















TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com