Life Style

Duhanpirësit më të rrezikuar nga Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:57 - 28/09/21 |
Opi Nion

Duhanpirësit janë më të rrezikuar nga Covid-19. Ata mund të preken më shpejt, por edhe janë kategoria më e rrezikuar për humbjen e jetës.

Shkencëtarët vëzhguan më shumë se 420,000 vullnetarë midis Janarit dhe Gushtit 2020, dhe vunë re se pirja e duhanit shoqërohet me një mundësi më të madhe për t’u infektuar me koronavirus.

Studimi, i botuar në revistën mjekësore Thorax, zbuloi se duhanpirësit kanë 80% më shumë gjasa të shtrohen në spital dhe një numër më i madh i tyre humbasin jetën nga COVID-19.

Tashmë është e ditur se sëmundja COVID-19 fillimisht sulmon mushkëritë. Meqë duhani dëmton funksionin e mushkërive, trupi është më pak i aftë që të luftojë koronavirusin dhe sëmundje tjera që lidhen me frymëmarrjen.

Të dhënat e deritashme tregojnë se duhanpirësit kanë më shumë mundësi që të përballen me simptoma të rënda në rast se infektohen me këtë virus.

Më herët OBSH ka vënë re një lidhje mes duhanpirjes dhe COVID-19 për shkak se ky veprim përfshin gishtat me gojën, çka rrit mundësitë e bartjes së virusit nga duart brenda organizmit të njeriut.

Shumë studiues kanë vlerësuar se koha e pandemisë me koronavirus është ideale për të lënë duhanin, ndonëse njëkohësisht mund të jetë edhe më e vështira për shkak të stresit dhe ankthit që ka shkaktuar pandemia tek njerëzit./ Klan News

Pas