Te Fundit

Dubai stimulon shiun artificial


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 21/07/21 |
Opi Nion

Dubai është detyruar të stimulojë “shi artificial” pas motit të nxehtë, i cili ka arritur në temperatura prej 49°C.

Shërbimi Kombëtar i Motit i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi ​​pamje në një video ku duken reshjet e mëdha të stimuluara artificialisht. Kjo arrihet duke përdorur teknologjinë e dronëve të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Dubai nuk është vendi i parë që përdor këtë teknikë. Edhe një superfuqi si Kina ka shpenzuar rreth 150 milionë dollarë në një program për të krijuar shi artificial. Kjo teknikë është e lejueshme të përdoret, pasi nuk përmban kimikate të dëmshme.

Zakonisht në këtë periudhë, Dubai arrin në temperaturat mesatare deri në 41°C, pa pasur asnjë prani të reshjeve.

Pas