DUBAI- Emirartet e Bashkuara Arabe kanë prezantuar avionin më të madh në botë Airbus A380-800 me 615 vende.
Avioni i ri do të përdoret për herë të parë në linjën Dubai-Kopenhagë më 1 dhjetor, ndërsa bileta vetëm vajtje, në klasin ekonomik do të kushtojë 540 dollarë.
Kompania nga Dubai siguron se sediljet e klasit ekonomik do të kenë shumë më tepër hapësirë për këmbët në krahasim me më parë dhe pasagjerët do të kenë mundësi të shijojnë udhëtimin duke parë një film nga katalogu prej 500 titujsh në ekranet e vegjël të vendosur në secilën sedilje përpara tyre.
Risi edhe në klasin biznes, ku sediljet do të kenë mundësi të shndërrohen në krevate të vërtetë me gjatësi 2 metra.