Aktualitet

Duart e shtrënguara, lutje ndaj Zotit apo emocion? Flet Tahiri


               Publikuar në : 22:30 - 19/09/19 |
geliano fataj

Interesit të gazetarëve nuk u shpëtoi edhe një detaj që kishin vënë re tek ish-Ministri Saimir Tahiri në sallën e gjyqit.

Një prej gazetareve e pyeti Tahirin se përse i mbante duart e shtrënguara gjatë kohës që u njoh me vendimin e gjykatësve, që e dënuan përfundimisht me 3.4 vjet shërbim prove, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gazetarja: Në kohën që gjykata po lexonte vendimin ju pa reshtur mbanit duart e shtrënguara me njëra-tjetrën, në fakt po luteshit, apo ishte për shkaqe emocionale?

Saimir Tahiri: Unë Zotit i lutem vetëm për familjen time dhe për shëndetin tim, nuk i lutem për gjëra që i kam në dorë vetë, kështu që nuk po lutesha, nuk e di përse i kam mbajtur duart ashtu. / Opinion.al

Pas