Bota

‘Dua vetëm të vdes’, të gjithë në përkrahje të vogëlushit që përloti botën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:53 - 21/02/20 |
el ida

Videoja prekëse e një 9-vjeçari të lindur me nanizëm, i cili shfaqet duke qarë dhe duke përsëritur vazhdimisht se dëshironte të vdiste, pasi keqtrajtohet dhe përbuzet në shkollë, ka bërë xhiron e botës brenda pak orësh.

Videoja u shpërnda në Facebook, nga e ëma e djalit, Yarraka Bayles, për të dhënë një dëshmi reale çfarë pasojash të tmerrshme vijnë nga bullizmi.

Vogëlushi, Quaden Bayles dëgjohet në video teksa i lutet mes lotësh mamasë së tij, që t’i jepte një litar të vriste veten, ose se do të godasë veten me thikë në zemër, pasi shokët e tallin në shkollë.

Reagimet ishin të menjëhershme dhe shumë njerëz ofruan mbështetjen e tyre dhe u sensibilizuan me rastin e vogëlushit, duke shkruar mesazhe me hashtag “Jemi me Quanden” dhe “Stop bullizmit”.

Komediani i njohur, Brad William, i cili gjithashtu është i lindur me nanizëm pasi mësoi historinë e tij dhe pa videon virale, mendoi të kontribuonte në lumturinë e vogëlushit duke i bërë dhuratë një udhëtim në Disneyland atij dhe nënës së tij.

“Kjo gjë më sëmur! Jam përpjekur të kontaktoj me këtë familje. Nëse dikush nga ndjekësit e mi australianë e njeh, të më thotë. Të lutem, thuajini këtij djali fantastik që më ka mua dhe një ushtri të madhe nga e gjithë bota që e mbështesin.”- shkruan komediani.

Rasti i 9-vjeçari Quadan u publikua edhe në GoFundMe dhe deri më tani, ndihmat për të kapin shifrat e më shumë se 200.000$ dhe pse qëllimi fillestar ishte 10.000$./Opinion.al

Pas