Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dua të bëhem edhe unë si Dritan Dajti

2020/07/09 at 6:29 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Dua të bëhem edhe unë si Dritan Dajti

Nga Mentor Kikia-Një i njohur, në një agjensi ku paguhen drita, gjoba… më njoftoi se kisha një gjobë 12.000 lekë të reja nga policia rrugore. U interesova dhe më thanë se ishte gjoba që kisha marrë tek “Qofte Tymi”, Rruga e Kavajës, në 3 Qershor. “Po e mbaj mend – i thashë personit që po më sqaronte. Ishte mëngjes, trafik, bori… dhe gjëja e fundit që çova ndërmend ishte të vija rripin e sigurimit. Polici më ndaloi, e më tha:
-Rripin se kë vënë.
-E drejtë “shef”, por ja trafik, s’ka rrezik. Njdesë…
-Ka rrezik s’ka rrezik, rregullorja është rregullore. Duhet të paraqitesh në komisariat. Në TV kërkoni zbatimin e ligjit ju, këtu se zbatoni.
-Ke të drejtë “shef”…


E kisha harruar edhe shefin, edhe gjobën, edhe rripin, derisa më erdhi mandata sot, 120 mijë lekë, kur i themi ne me të vjetrat. Kishte brënda edhe një kamatë vonesë, pasi vendimi i komisionit ishte marrë në 3 korrik dhe unë paguaja kamatë për këtë 1 muajshin kur gjoba nuk ishte vendosur ende.

-Por ka edhe një arsye tjetër – më thz personi që më sqaroi. Eshtë vepër e përsëritur, dhe kur përsëritet vepra, rritet gjoba.

-Ke tejkaluar shpejtësinë në 2016.

-Po e mbaj mend, në Vlorë- Fier. Në njërën anë të urës ishte shpejtësia 80 në anën tjetër 40. Tek tabela me 40 rrinte natë e ditë një patrullë policie që plotësonte numrin e gjobave që kishte caktuar shefi.

-Ke edhe një rrip tjetër në 2018

-Se mbaj mend, por derisa e thotë shteti, e kam.

E mbylla. Askujt si pëlqen kur e gjobisin, por rregullat janë rregulla. Falenderova personin që më sqaroi dhe iu ktheva punës.
Por duke shfletuar mediat, hasa në një shkrim: “Dritan Dajti drejt lirimit”.

What the fuck?- kur thonë anglezët

Gjykata e Elbasanit kishte bërë, së fundmi, bashkimin e dy dënimeve. Njëri 23 vjet për dy vrasje, tjetri 25 për 4 vjase, në një dënim të përbashkët 25 vjet. Pra 23 + 25 = 25. Meqë ¾ e dënimit i ka kryer, mund të kërkojë lirim para kohe për sjellje të mirë. Ca nene të Kodit Penal janë të pabazuara në shkencën e matematikës dhe gjykatësit këtu kanë marrë të gjithë notën 10. Por logjika është kjo. Sa më shumë vrasje të bësh, aq më pak dënohesh. Dënimi është si puna e çmimit të mallit me shumicë, e keni parasysh. Me shumicë bie.

-Hë- thashë tërë nervra, po mua pse ma shtuan gjobën për dy rripa?

Ndaj – dua të jem edhe unë si Dritan Dajti apo Emiliano Shullazi, qoftë dhe një ditë – mendova. Ti jap makinës pa rrip, pa frena, pa drita. Tu bie e ti bëj përshesh kush të më dalë përpara. Dhe kur të vijnë ata të rrugores, të më thonë:

-Hë “shefo”, u vrare? – “shefoja” jam unë tani, jo polici.

-Ata e kanë fajin, ata të dolën përpara ti s’kishe faj.

Të shtyp ca njerëz, apo edhe ti vras po nuk mu bindën, të vijnë ata të kriminales, e të thonë. “Shefo” nuk është faji jot, ata të dolën para makinës dhe të provokuan.

Ehhhh shteti. Ka dy lloje qelbësirash që punojnë në këtë shtetin tonë.

Njëri lloj janë ata, që atyre të fortëve dhe të pasurve u lëpijnë duart e çdo gjë tjetër, duke shkelur ligjin, rregullat, urdhërat, e çdo gjë tjetër. Pa pyetur, pa patur as frikë, as cipë e as sedër.
Ndërsa lloji tjetër janë ata, që atyre të drejtëve, urtëve dhe të varfërve, u vënë shkelmin në fyt, si atij të “ziut” Flyod, duke i tundur para syve ligjet, kodet, rregulloret, urdhërat, madje edhe ato që s’janë miratuar ende, por i ka qeveria në kokë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

8 Qershor, 2026 9:23 pm
Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

8 Qershor, 2026 7:19 pm
Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 6:40 pm
Rama pritet me protesta në Shkodër
Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër

8 Qershor, 2026 5:40 pm
BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar
Bota

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar

8 Qershor, 2026 5:21 pm
Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…
Kronikë

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…

8 Qershor, 2026 3:17 pm
Para
COVID-19 në Itali/ Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit

COVID-19 në Itali/ Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i vdekur

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i vdekur

Këto janë dy shenjat më me fat të horoskopit

Çfarë mund të mësoni nga takimi me secilën shenjë të horoskopit
















TE FUNDIT

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
8 Qershor, 2026

Benjamin Netanyahu pretendon se Irani dhe përfaqësuesi i tij, Hezbollahu, janë më të dobët se kurrë, dhe se Izraeli është...

Lexo më shumë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
8 Qershor, 2026

Nga Arianit Shehu Për më shumë se 25 vite kam pasur privilegjin të drejtoj programe të financuara nga Qeveria Amerikane...

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Shkodra kritikave dhe akuzave të protestuesve ndaj qeverisë. Në fjalën e tij, në 35-vjetorin...

Lexo më shumë

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor, 2026

Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, ka njoftuar emërimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}