Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Dua që të vuash, jo të vetëvritesh”, 28-vjeçarja tregon tmerrin e përjetuar nga partneri

2023/04/17 at 11:52 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U përdhunua nga babai,rrëfimi i të miturës:U afrua më mbylli gojën dhe kreu aktin

“Gleardin e njoha në spital në Gjermani ku punoja si infermiere. Duke qenë se nuk dinte gjuhën më caktuan mua të kujdesesha për të. Kështu nisi njohja jonë. Më pas filluam bashkëjetesën në një banesë pranë banesës së prindërve të mi”.


Kështu tregon 28-vjeçarja për News24, e cila ka kaluar një javë tmerri me partnerin e saj, për të cilin la Gjermaninë dhe erdhi në Tiranë dhe u mbajt peng dhe u dhunua barbarisht prej tij.

Prindërit e saj kishin ikur në Gjermani prej 30 vitesh ku kanë ngritur jetën e tyre. Në Gjermani ka lindur dhe 28-vjeçarja e cila është shtetase gjermane. Ajo ka treguar për gazetaren Klodiana Lala se pas njohjes në spital, kishte nisur bashkëjetesën me Gleardin dhe ishin shpërngulur të një banesë pranë prindërve të saj të cilët i kishin ndihmuar. Por që në ditët e para kanë nisur skenat e dhunës.

“Ai u arrestua në Austri dhe pas burgut u kthye në Tiranë. Ne nisëm të komunikonim sërish dhe unë lashë gjithçka dhe erdha në Tiranë.
Në momentin që erdhëm këtu u bë obsesiv dhe kontrollonte gjithçka timen. Vendosi të më mbante peng në banesë dhe më ka dhunuar në mënyrë barbare.Më ka goditur me këmbë të karriges, më ka kërcënuar me thikë, më ka shantazhuar se do bënte disa video që ai nën dhunë dhe presion kishte filmuar ndërsa isha në dush. Kam tentuar të hidhem dhe nga kati i pestë. Ai më tha që dua që të vuash, jo të vetëvritesh”, tha vajza.

Sipas gazetares Klodiana Lala, intervista është marrë me shumë vështirësi për shkak të gjendjes së saj të rëndë. Vajza është shoqëruar nga daja dhe babai i saj, i cili ishte tejet i terrorizuar dhe ka kërkuar drejtësi. Vajza ishte e traumatizuar dhe dridhej e tëra duke apeluar për drejtësi.

Ai e ka prerë me thikë në çdo pjesë e trupit shprehet Lala, shenjat ishin të dukshmë në pjesët e këmbëve. Ajo tha se plagët fizike do t’i shërohen, por trauma dhe plaga psikologjike jo. Vajza tregoi deklaroi se sapo të ketë mundësi të udhëtojë, do të largohet nga Gjermania, por lutja e saj është për autoritetet shqiptare që të vendosin drejtësi.

Ndërkohë që goditja e tyre ndaj saj, përveç dhunës ka qenë mohimi që njerëzit e 31-vjeçarit i kanë bërë para bluzave të bardha. “Kushërira e Gleardit më ka ndihmuar të dilja nga shtëpia. Kunata na pa tek ashensori dhe më tha ‘çfarë të ka bërë vëllai im kështu’. Por kur zbritëm tek ambulanca ajo dhe kushërira e tij thanë që nuk e njohim, e gjetëm në rrugë dhe në spital kam ardhur me ambulancë”, ka rrëfyer më tej vajza.

Etiketa: dhunetirane


Ju sugjerojmë

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
Bota

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

15 Qershor, 2026 12:39 pm
PS ndryshon draftin e amnistisë penale
Kryesore

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

15 Qershor, 2026 12:36 pm
Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë
Bota

Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë

15 Qershor, 2026 11:59 am
Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO
Kronikë

Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO

15 Qershor, 2026 11:48 am
Para
Foto/ Dhunoi dhe mbajti peng të dashurën në Tiranë, ky është 31-vjeçari

Foto/ Dhunoi dhe mbajti peng të dashurën në Tiranë, ky është 31-vjeçari

Mori peng dhe dhunoi partneren, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër

Sherr në zonën e ish-Bllokut, përfundojnë në spital dy shtetas

31-vjeçari tentoi ta vriste, avokati i vajzës: Braktisi Gjermaninë për të jetuar me të

31-vjeçari tentoi ta vriste, avokati i vajzës: Braktisi Gjermaninë për të jetuar me të
















TE FUNDIT

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
15 Qershor, 2026

Debutimi në Botërorin 2026 mes Gjermanisë dhe Curaçaos në Houston duket se zbatoi me përpikmëri skenarin e shkruar nga parashikimet;...

Lexo më shumë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
15 Qershor, 2026

Gerd Gjinarari, i njohur ndryshe si Gerd Gjenerali dhe i konsideruar si një nga figurat më të spikatura të botës...

Lexo më shumë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
15 Qershor, 2026

Biznesmeni shqiptar Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi në kuadër të një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, ka refuzuar ekstradimin...

Lexo më shumë

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
15 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një protestues, duke i kthyer përgjigje lidhur me protestën që po zhvillohet prej 15 ditësh në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}